minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Pranohet kërkesa për transferimin në Idrizovë të disa prej të dënuarve për “Lagjen e Trimave” - Struga.info


Pranohet kërkesa për transferimin në Idrizovë të disa prej të dënuarve për “Lagjen e Trimave”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Avokati i Popullit, Naser Zyberi ka njoftuar se Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve e ka pranuar kërkesën e disa të dënuarve për “Lagjen e Trimave” për transferim në burgun e Idrizovës.

“Rekomandimi jonë i fundit që ishte është pranuar nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, që këta persona do të duhet të trajtohen njëjtë si të gjithë të burgosurit e tjerë, por rekomandimi im fillestar ka qenë që ata të barten të zhvendosen nga burgu i Shkupit në burgun e Idrizovës, sepse në burgun e Shutkës edhe po të duan që t’i shfrytëzojnë ato beneficione, nuk ekziston rregullativë dhe kushte praktike”, tha mes tjerash Zyberi.

Avokati i Popullit Naser Zyberi duke paraqitur raportin për vitin e kaluar tha se nga kontrollet që kanë kryer është konstatuar se mbipopullim me të burgosur ka në burgun e Idrizovës, Shtipit, burgun e Shkupit, Tetovës, Strumicës dhe Manastir. Zyberi tha se në burgun e Shutkës dhe në Idrizovë është konstatuar përdorimi i rripave të lëkurës si prangave.

Me këtë rast deklaroi se autoritetet relevante janë joserioze dhe nuk i përgjigjen këtyre ankesave.

Advertisement

 

 

The post Pranohet kërkesa për transferimin në Idrizovë të disa prej të dënuarve për “Lagjen e Trimave” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy