Prej sot ministër i MPB-së është Agim Nuhiu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prej sot ministër i MPB-së është Agim Nuhiu

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ministri i deritashëm i MPB-së, Naqe Çulev, zyrtarisht ia dorëzoi funksionin Agim Nuhiut.

“Pas pranim-dorëzimit, sipas ligjeve ekzistuese, Nuhiu do të udhëheqë me ministrinë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht deri në zgjedhjen e ministrit të ri për Punë të Brendshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Agim Nuhi në ‘Facebook’ shkroi se prej sonte do të ketë përgjegjësinë dhe nderin të jetë në krye të MPB-së.

“Z. Çulev i shprehëm falënderime për bashkëpunimin në udhëheqjen e MPB-së në një periudhë të vështirë! Respektimi i kuadrit ligjor dhe atij institucional mbetet përkushtimi ynë në të gjitha periudhat e qeverisjes institucionale”, shkruan Nuhiu.

Advertisement

Naqe Çulev ishte ministër teknik i MPB-së nga radhët e OBRM-PDUKM-së që nga 3 janari i këtij viti. Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, partia më e madhe opozitare 100 ditë para zgjedhjeve kuvendare e merr ministrin e MPB-së dhe disa ministri të tjera.

Për shkak të pandemisë dhe anulimit të zgjedhjeve, Naqe Çulev mbeti pak më gjatë në krye të ministrisë.

Ndryshe, Agim Nuhiu ishte zëvendësministër i MPB-së. Ai poashtu u emërua si ministër në vitin 2016 deri zgjedhjen e Qeverisë së atëhershme./Telegrafi/

Advertisement

Prej sot ministër i MPB-së është Agim Nuhiu shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy