Prej sot vlen ndalesa për fëmijët e pavaksinuar në çerdhe, inspektorati do të shtojë kontrollet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fëmijët e pavaksinuar me vaksinën “Di Te Per” prej sot nuk do të pranohen në kopshte. Inspektorët shëndetësorë do të nisin me kontrolle të jashtëzakonshme. Ndalimi dhe kontrolli vlen edhe për kopshtet private.

Njëkohësisht, siç njofton inspektorati, nga punonjësit e institucioneve parashkollore do të kërkohet edhe përgatitja e listave me emrat e të gjithë fëmijëve të pavaksinuar.

Kontrollet e jashtëzakonshme të inspektoratit shëndetësor vijnë pas rekomandimit të Komisionit për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive dhe vendimit të ministrit të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së epidemisë së pertusisit.

Mjekët thonë se masa të tilla janë të nevojshme për të ndaluar përhapjen e kollës së keqe. Ata paralajmërojnë se sëmundja është më e rrezikshme pikërisht për fëmijët më të vegjël, tek të cilët mund të shkaktojë komplikacione më të rënda.

Advertisement

Prej sot vlen ndalesa për fëmijët e pavaksinuar në çerdhe, inspektorati do të shtojë kontrollet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy