Prej tani mund të gjeni nëpër libraritë e Tetovës dhe Shkupit librin “Të të quaj dashuri, dhimbje apo jetë?!”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Del në treg libri me poezi “Të të quaj dashuri, dhimbje apo jetë?!”- nga autorja Mimoza Mustafai-Jonuzi- profesoreshë e Gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Libri trajton poezi lirike, ku shkrimtarja shpreh ndjenjat e saj shpirtërore për dashurin, jetën dhe vuajtjen nga një këndvështrim abstrakt.

E veçanta e këtij libri është se, poezitë janë të gjitha pa titull, me çka autorja e lë në dorën e lexuesit se si do ta titulloj, sipas asaj se çka do të ndjej shpirtërisht pas leximit.

Adhuruesit e librit dhe poezisë, librin mund ta gjejnë në Shkup dhe Tetovë në librarinë “Nobel”.

Advertisement

Prej tani mund të gjeni nëpër libraritë e Tetovës dhe Shkupit librin “Të të quaj dashuri, dhimbje apo jetë?!” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy