minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Procesin Brdo – Brijuni në Slloveni - Struga.info


Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Procesin Brdo – Brijuni në Slloveni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Republikën e Sllovenisë, me rastin e pjesëmarrjes në takimin e 11-të të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, me ftesë të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahorit dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviqit.

Siç informon kabineti i Pendarovskit, në takim, i cili do të mbahet në Bërdo afër Kranjës, do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryesuesi dhe dy anëtarët e Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviqi, Milorad Dodiki dhe Zheljko Komshiqi, presidentja e Republikës së Kosovës , Vjosa Osmani, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiqi dhe i Malit të Zi, Milo Gjukanoviqi.

“Në takimin e liderëve do të diskutohet për temat kryesore aktuale në rajon dhe Evropë, për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, për situatën e sigurisë dhe agresionin rus në Ukrainë, si dhe për masat dhe mënyrat për t’u përballur me krizën energjetike dhe ekonomike me të cilat po përballemi si pasojë e luftës në Ukrainë”, njoftoi kabineti i Pendarovskit.

Procesi Bërdo-Brioni, si nismë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë, është formuar në vitin 2010, me qëllim të përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes zgjidhjeve së çështje të hapura politike dypalëshe dhe rajonale, dhe paraqet një nga nismat më të rëndësishme politike në Evropën Juglindore, që njëherësh e hapi rrugën për formimin e Procesit të Berlinit.

Advertisement

The post Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Procesin Brdo – Brijuni në Slloveni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy