Prilep, pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kërkojmë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë. Paralajmërimi për rritje në shkallë prej 6,8 për qind është e padinjitetshme dhe ndihemi si qytetarë të dorës së tretë, thonë pensionistët e Prilepit që sot dolën në protestën e vetë-inicuar para Shoqatës së Pensionistëve në qendër të Prilepit.
Në rajonin e Prilepit ka afër 14.000 pensionistë, më shumë se gjysma e të cilëve kanë pensione më të ulëta se 15.000 denarë.

“Kërkojmë rritje lineare, mjaft me përqindje. Nëse ata janë të kënaqur për veten e tyre me 78 për qind rritje, ne kërkojmë rritje për të paktën 3.500 denarë, së paku të plotësojmë nevojat e amvisërive”, tha mes tjerash Verçe Janqeska, pensioniste.

Prilep, pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy