Prilepi kërkon zgjatjen e orës policore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtabi i Krizës Komunal në Prilep kërkon nga Qeveria dhe Komisioni për Sëmundje Infektive masa më rigoroze për mbrojtje nga COVID-19 që kanë të bëjnë vetëm për Komunën e Prilepit.

Ora policore, e cila tani fillon në orën 22:00 dhe mbaron në 05:00, të fillojë në orën 19:00 dhe të mbarojë në orën 05:00. Një masë e tillë duhet të zgjasë në dy ose tre javët e ardhshme, sepse në këtë periudhë pritet vala e tretë e pandemisë të arrijë kulmin e saj.

“Lloji i virusit britanik po dominon në Prilep, ndërsa në kohët e fundit në mesin e të sëmurëve ka shumë të rinj”. tha kryetari i Prilepit, Ilija Jovanovski./Telegrafi/

Prilepi kërkon zgjatjen e orës policore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy