Priten pemët në Ohër, shkak rikonstruimi i rrugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtatëdhjetë e dy pemë, shumica prej tyre 80 vjeçare, po priten për të rikonstruuar rrugën “Iluministët Maqedonas” në qendër të Ohrit. Për shkak të aktiviteteve të tilla, një grup aktivistësh civilë janë mbledhur për të protestuar para komunës, ku kanë kërkuar ndalimin e prerjes së këtyre pemëve gati njëqindvjeçare.

“Jam e bindur se kjo nuk është zgjidhja e vetme për zgjerimin e kësaj rruge. Sigurisht që Ohri duhet të zhvillohet, të përmirësohen kushtet e komunikacionit, por jo me çdo kusht, jo me prerjen e këtyre pemëve. Ne nënshkruam marrëveshjen në Gllazgov. Jemi të detyruar të kujdesemi për çdo pemë. Por, ky nuk është kujdes”, tha Liljana Ilijeska-qytetare.

“Ka nisur një projekt që ka notë pozitive, po rindërtohet, diçka po bëhet, por është zgjedhur parimi i gabuar…”, u shpreh Simon Karashov – qytetar i Ohrit.

Bëhet fjalë për një sërë pemësh bliri dhe gështenje.

Advertisement

“Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të prerjes së pemëve. Kërkojmë që menjëherë të gjendet ekspert nga Fakulteti i Pylltarisë për të përcaktuar se cilat pemë janë vërtet të sëmura dhe mund të trajtohen e të mbeten, dhe cilat pemë duhet të priten…”, deklaroi Katerina Vasileska-Ohër SOS.

Nga Komuna e Ohrit thonë se në përputhje me Ligjin për Gjelbërim Urban, para tri ditësh kryetari ka marrë vendim për prerjen e 49 blirëve dhe 13 gështenjave. Sipas komunës, bëhej fjalë për pemë të sëmura me moshë të tejkaluar fiziologjike dhe biologjike. Këtu kanë qenë edhe 10 pemë të reja të panje që do të rimbjellen në një vend tjetër dhe pas përfundimit të aktiviteteve ndërtimore do të mbillet një varg i ri pemësh./Alsat.mk/

Priten pemët në Ohër, shkak rikonstruimi i rrugës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy