Pritet ndërtimi i tri deponive të mëdha rajonale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Financave dhe ajo e Mjedisit në “kërkim të parave”. Qeveria i ka angazhuar të kërkojnë hua nga organizatat ndërkombëtare financiare për të ndërtuar sisteme për menaxhimin e mbeturinave. Por, plani fillestar për numrin e deponive rajonale është ndryshuar. Në vend se pesë të premtuara, do të ndërtohen tri.

Ministria e ekologjisë për “Alsat” është shprehur se në vend të dy deponive në rajonin juglindor dhe Vardar, një do të ndërtohet në rajonin e Pellagonisë dhe një në rajonin Jugperëndimor kurse deponia e tretë do të ndërtohet në Pollog.

Këto qendra moderne rajonale të menaxhimit të mbetjeve do të kushtojnë më shumë se 55 milion euro dhe vënia e tyre në funksion do të duhet të mbyllë të gjitha deponitë ilegale në vend, që tani janë mbi 1 mijë. Për këtë synohet të merren hua.

Ministria planifikon të marrë hua prej 16.6 milion euro kurse pjesën tjetër të parave gjegjësisht 38.7 milion euro ta marrë si grant përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Por, për këtë, së pari duhet të bëhen studime për deponitë rajonale që janë duke u bashkuar kurse për Pollogun pritet vlerësim për ndikimin.

Advertisement

Pritet ndërtimi i tri deponive të mëdha rajonale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy