Privohet nga liria qytetari nga Tetova, mbante lëndë shpërthyese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një banori nga Reçica e Vogël, i cili në mënyrë të paligjshme mbante lëndë shpërthyese të ndaluara për qytetarët.

Ai regjistroi dhe fotografoi me celularin e tij dy granata dore, duke i mbajtur në dorë.

Ai gjithashtu kishte një vendndodhje të shënuar në telefonin e tij në fshatin Dobrosht.

Më pas ka shkuar me veturë në lokacion, por në hyrje të fshatit fshatarët e kanë vërejtur menjëherë si person të panjohur të dyshimtë.

Advertisement

Për të mos u zbuluar, ai i ka hequr bombat dhe i ka lënë në anë të rrugës, më pas ka vazhduar me makinë.

Mirëpo banorët vendas ia kanë bllokuar rrugën, e kanë denoncuar në polici dhe më pas është privuar nga liria.

The post Privohet nga liria qytetari nga Tetova, mbante lëndë shpërthyese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy