Problemi me ujin në Siniçan, Xhemaili mbërrin në Qeveri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albion Xhemaili, sapo ka mbërritur në Qeveri ku do të takohet me disa nga ministrat e qeverisë për zgjidhjen e çështjes së ujit të pijshëm në fshatin Siniçan.

Xhemaili deklaroi se është ftuar në Qeveri, ndërsa në takim duhet të jenë Ministri i Bujqësisë, Ekologjisë, MPB-së e të tjerë.

Protesta në bjeshkën e Sharrit, për ujin e pijshëm të fshatit Siniçan, vazhdon prej disa ditës ku nuk është ndërprerë as sot për festën e Kurban Bajramit. Për dallim prej ditëve të tjera, kur situata ishte edhe më e tensionuar mes policisë dhe kreut të komunës Albon Xhemaili, situata ditën e djeshme u paraqit me më e qetë. Banorët e fshatit Siniçan shprehen këmbëngulës për të vazhduar protestën e tyre deri në zgjidhjen e kontestit. /Alsat-M/

Problemi me ujin në Siniçan, Xhemaili mbërrin në Qeveri shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy