Procedurë disiplinore kundër Petar Bogojevskit për shkak të përdorimit të “gjuhës së urrejtjes”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Mbrojtjes, për “TV21” ka njoftuar se ka hapur rast për gjuhën e urrejtjes, që këshilltari i kësaj Ministrie, Petar Bogojevski e ka përdorur në rrjete sociale.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes është ngritur procedurë për verifikim të përgjegjësisë disiplinore për paraqitjet publike të Petar Bogojevskit në bazë të Ligjit për nëpunës administrativ, Kodin për nëpunës administrativ dhe Kodin etik të të punësuarve në MM dhe Ushtri. Ministria e Mbrojtjes nuk do të tolerojë asnjë formë të diskriminim në rrjete sociale apo kudo tjetër, duhet të jepet shembull për sjellje adekuate dhe të denjë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Petar Bogojevski në profilin e tij në “Facebook”, duke i replikuar në koment një personi të përkatësisë boshnjake, e ka pyetur atë, a mos dëshiron të ndodh, ajo çfarë ka ndodhur gjatë viteve të 90-ta?

“Ende nuk jeni mbushur me mend? Gjatë të 90-tave? Ende doni?”, e ka pyetur Bogojevski.

Advertisement

Procedurë disiplinore kundër Petar Bogojevskit për shkak të përdorimit të “gjuhës së urrejtjes” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy