Prokuroria bullgare tregon më shumë detaje për autobusin e aksidentuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Bullgarisë sot ka dhënë detaje në lidhje me autobusin e aksidentuar në Struma ku humbën jetën 44 persona dhe 7 të tjerë u lënduan, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Prokurori bullgar, Borisllav Sarafov njoftoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur tuba të cilat nuk janë djegur, dhe në to nuk ka pasur mbetje të benzinës me çka hedhin poshtë spekulimet se shpërthimi ka ndodhur për shkak se ka pasur karburante rezervë në autobus.

Prokurori bullgar si shkas të aksidentit theksoi edhe infrastrukturën e keqe që gjendet në autostradën “Struma”, i cili tha se nuk është adekuate për lëvizje nuk ka sinjalizimet e duhura. Ai si shkas përmendi edhe gabimin njerëzor i cili mund të kishte ardhur pikërisht nga infrastruktura e keqe.

Sipas prokurorisë së Bullgarisë, momentalisht ata kanë të numëruar 44 persona të vdekur dhe 7 janë në spital për kurim. Personi i fundit, sipas tyre është në ndonjë autobus tjetër që atë kohë kanë udhëtuar për në Maqedoni nga Stambolli.

Advertisement

Autopsitë kanë përfunduar dhe të gjitha tregojnë se personat kanë vdekur si pasojë e mbytjes nga zjarri, e jo nga lëndimet e marra nga përplasja apo shpërthimit./Telegrafi/

Prokuroria bullgare tregon më shumë detaje për autobusin e aksidentuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy