Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka dorëzuar sot aktakuzë ndaj 53-vjeçarit, i cili sulmoi ekipin e Televizionit Alsat.

Më 21 gusht, para një berberie në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, i akuzuari ngacmoi, ofendoi ashpër dhe u soll dhunshëm ndaj një ekipi të TV Alsat dhe shkaktoi ankth dhe frikë tek dëshmitarët e ngjarjes.

Teksa një kameraman dhe dy gazetare po filmonin për nevojat e televizionit, ai fillimisht doli nga berberia dhe filloi t’i shante me zë të lartë. Më pas ai hyri brenda dhe mori gërshërët, pas së cilës iu kthye viktimave dhe i kërcënoi drejtpërdrejt se do t’i vriste. Ata kanë nisur të tërhiqen në një vend tjetër, por në atë moment i pandehuri iu afrua kameramanit nga pas dhe e goditi me grusht në kokë. Në fillim viktima nga përplasja humbi ekuilibrin. Pastaj u drejtua dhe filloi të mbrohet nga goditjet e të pandehurit. Qytetarët e tjerë ndërhynë shpejt për të parandaluar dhunën e mëtejshme dhe e tërhoqën zvarrë të akuzuarin në berberi.

Që nga fillimi i procedurës për të dyshuarin janë në fuqi masat e kujdesit./ Alsat.mk

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Prokuroria dorëzoi aktakuzë ndaj personit që sulmoi ekipin e Alsat appeared first on Telegrafi.