Prokuroria me aktakuzë ndaj personit që sulmoi gazetarët në Komunën e Vrapçishtit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publik e Gostivarit, pas procedurës së zbatuar ngriti kallëzim penal kundër 50 vjeçarit nga fshati Gjurqevisht e Komunës së Vrapçishtit i cili sulmoi gazetarët më 16 shkurt.

Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes”, e dënueshme me nenin 133 të Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri më 16 shkurt gazetarin dhe kameramanin i ka parë duke incizuar në shkollën e fshatit.

“Ai ka nisur zënkën duke sharë dhe më pas ka marrë sëpatën dhe ka nisur të drejtohet tek ata. Gazetarët janë larguar nga vendi dhe ngjarjen e kanë denoncuar në polici”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Advertisement

Kujtojmë se ndaj këtij rasti reagoi edhe SHGM duke kërkuar nga policia që të zbardhë rastin, ndërsa pas aktiviteteve të ndërmarra nga policia, SHGM përshëndeti masat e ndërmarra në kohë/Telgerafi/

Prokuroria me aktakuzë ndaj personit që sulmoi gazetarët në Komunën e Vrapçishtit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy