Prokuroria e Maqedonisë heton prishësit e procesit zgjedhor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç raporton, SDK.mk, Prokuroria heton denoncimin nga Ambasada e SHBA-ve se 83 kriminelë që janë në liri kanë marrë armë për ta penguar votimin

Prokuroria Themelore Publik heton raportimin e Ambasadës amerikane se një person i një partie politike dje u është drejtuar personave dhe ka shpërndarë informacion se 83 persona, të cilët kanë qenë të dënuar për vepra penale, ndodhen në liri, kanë marrë armë për të ndaluar procesin zgjedhor në zgjedhjet e sotme lokale. Po ashtu është raportuar se një person, i njohur për vepra penale, posedon armë dhe në ditën e votimit do të kryejë vepra penale me çka do të rrezikojë jetën e anëtarëve të partive politike, ndërsa Prokuroria nuk përmend se për cilën parti bëhet fjalë.

“Pas pranimit të raportimit, përmes SPB Shkup po kontrollohen informacionet dhe po ndërmerren masa për kontrollimin e personave”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, sot në prokurori është raportuar se persona të panjohur me dy automjete po blejnë vota në Shuto Orizare dhe Tophane, kurse prokuroria ka dhënë udhëzime në SPB Shkup që të vërtetojë rastin dhe personat që u është ofruar ryshfet.

Advertisement

Nga Prokuroria njoftojnë se prokurori i Shkupit është i pranishëm në zyrën e SPB Shkup nga ku po ndiqen të gjitha parregullsitë për zgjedhjet lokale.

Prokuroria e Maqedonisë heton prishësit e procesit zgjedhor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy