Prokuroria e Maqedonisë kërkon dënim maksimal për të akuzuarit në aksidentin e autobusit në Llaskarcë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prokuroria e Maqedonisë kërkon dënim maksimal për të akuzuarit në aksidentin e autobusit në Llaskarcë

Prokuroria dhe familjarët e viktimave kërkojnë dënime maksimale për 6 të akuzuarit e “Durmo Turs” për tragjedinë në Llaskarcë. Prokurori Darko Jakimovski përveç dënimit, kërkoi edhe ndalesë për kryerjen e veprimtarisë për personat e akuzuar.

Në fjalët e tyre përfundimtare avokatët e të akuzuarve hodhën fajin dhe përgjegjësinë ndaj njëri tjetrit. Avokatët e punonjësve të kompanisë fajësuan vozitësin për të cilin thonë se nuk ka qenë i vëmendshëm derisa drejtonte automjetin, ndërsa avokati i shoferit thotë se aksidenti ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të automjetit.

Lexo po ashtu
Jakimovski: Janë bërë shumë lëshime nga të akuzuarit, duhet të dënohen si fajtorë të aksidentit tragjik në Llaskarcë

Advertisement

Kujtojmë se më 13 shkurt të vitit 2019, në afërsi të fshatit Llaskarcë, autobusi i “Durmo Tursit” që po udhëtonte nga Shkupi për në Gostivarë, doli nga autostrada dhe si pasojë humbën jetën 16 persona dhe 37 të tjerë u lënduan. Për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik akuzohen 6 persona, pronari i Durmo Tursit, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski.

Tre të akuzuarit e tjerë janë punonjës te stacionit të kontrollit teknik, të cilët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër.

Advertisement

Prokuroria e Maqedonisë kërkon dënim maksimal për të akuzuarit në aksidentin e autobusit në Llaskarcë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy