Prokuroria e Maqedonisë: Konfiskohet pasuria në rastin “Perandoria”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të procedurës hetuese në lëndën “Perandoria”, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme në Gjykatën Themelore Penale në Shkup janë dorëzuar gjashtë kërkesa për përcaktimin e masës së përkohshme ndalesë për shpronësim dhe posedim me pasuri të paluajtshme.

Siç njoftoi sot Prokuroria Publike, kërkesat janë dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimit se pasuria ka origjinë nga vepra penale dhe se deri në fund të procedurës penale do të vështirësohet dukshëm ose do të pamundësohet marrja e saj.

Nga materialet e grumbulluara të provave, siç njoftojnë nga Prokuroria, del se pasuria e propozuar iu është transferuar personave të tretë që të fshihet pronari i saj i vërtetë.

“Gjykatësi i procedurës paraprake i pranoi kërkesat dhe me vendim caktoi masa të përkohshme të cilat ndalojnë posedimin, dhënien e kaparit dhe shpronësimin e pasurisë në çdo bazë ligjore. Masat e përkohshme sipas ligjit mund të zgjasin më së shumti deri në përfundimin e procedurës penale në gjykatën e shkallës së parë ose mund të shfuqizohen sipas detyrës zyrtare. Masat e përkohshme kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe sekuestrimi i pasurisë është regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV-së dhe në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive – Qendra për Kadastër të Patundshmërive Shkup. Konfiskimi nuk është përfundimtar”, bëhet e ditur në kumtesë.

Advertisement

Ndryshe, rasti “Perandoria” po zhvillohet kundër Jordan Kamçevit, Sasho Mijalkovit, Nenad Josifoviqit, Cvetan Pandeleskit, Ratka Kunoska Kamçevës, Hristina Kamçeva Stojçeskas, Zorica Arsovskës, Liljana Gajdovskës, Vladislav Stajkoviqit, Todod Mircevskit, Dejan Janevit, Vance Mijjallçevit dhe Jovance Taskovskit Ata ndiqen penalisht për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale të bashkimit kriminal, dëmtimit ose favorizimit të kreditorëve, keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrimit dhe pastrimit të parave dhe produkteve të tjera të veprës penale.

Prokuroria e Maqedonisë: Konfiskohet pasuria në rastin “Perandoria” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy