Prokuroria Themelore Publike Veles njofton se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese.

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Melnicë të komunës së Çashkës ka gjetur një sasi të madhe armësh dhe municioni – tri pistoleta gjysmë automatike dhe 139 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Për të dyshuarin është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit”.

PTHP Veles vazhdon të veprojë dhe të ndërmarrë veprime për verifikimin e dyshimeve për ryshfet zgjedhore në lidhje me këtë të dyshuar dhe një person tjetër nga rrethina e Velesit, tek i cili dje është realizuar bastisje”, thonë nga Prokuroria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Prokuroria e Velesit nis hetim për armëmbajtje pa leje për të arrestuarit në Çashkë appeared first on Telegrafi.