Prokuroria Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuzë kundër kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupionit, Tatjana Dimitrovska, për dhënie të sekretit zyrtar. Ajo dyshohet se për muaj me radhë i ka dhënë informacione të klasifikuara një të akuzuarit në rastin “Aditiv”.

“Përmes celularit të saj zyrtar dhe aplikacioneve Viber dhe Whatsapp, ajo ka dhënë informacione të akuzuarit për procedura të ngritura, për hapjen të lëndëve kundër tani personave të akuzuar fizik dhe juridik në rastin “Aditivi”, shënime zyrtare për hapjen e lëndëve dhe ndarjen e një anëtari të KSHPK, vendime për të njëjtat si dhe të dhëna për kontrollimin e pasurisë të akuzuarit dhe familjes së tij. Me veprimet e saja, ajo ka zbuluar informacione që sipas ligjit llogariten si sekrete zyrtare dhe zbulimi i tyre mund të shkaktojë pasoja të rënda si për shërbimet, ashtu edhe për procedurat që udhëhiqen para Prokurorisë”, thonë nga Prokuroria Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ajo dyshohet edhe për atë se përmes telefonit i ka dërguar revizorit, të dhëna kompjuterike për qasje në sistem elektronik për trajnim në Drejtorinë për Sigurinë e Informatave të Klasifikuara. Revizori më pas, duke shfrytëzuar pajisjen zyrtare të Entit për Revizion, ka hyrë në adresën e saj elektronike dhe në emër të saj ka dhënë provimin. Certifikatën për përfundimin e kursit, Dimitrovska e ka përdorur si dokument të vërtetë, në bazë të të cilit ishte dhënë certifikata e sigurisë për qasje në informatat e klasifikuara deri në shkallën e “Sekretit Shtetëror”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për revizorin janë propozuar masa të kujdesit, konfiskim i përkohshëm i pasaportës dhe dokumenteve të tjera për t’i pamundësuar largimin nga vendi dhe ndalim për t’iu afruar dhe kontaktuar të pandehurës së dytë, përkatësisht Dimitrovskës. Prokuroria njoftoi se do të kërkojë bashkimin e procedurave të sapohapura me çështjen kryesore “Additiv”, në të cilën tashmë është duke u zhvilluar një hetim kundër disa personave të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe abuzim me prokurimin publik. Procedura hetimore kishte filluar në fund të muajit prill si rezultat i dëshmive elektronike në kuadër të lëndës “Aditiv”, ku e përfshirë ishte vet kryetarja e komisionit për parandalim të korrupsionit, Tatjana Dimitrovska./Alsat/

The post Prokuroria ka ngritur propozim aktakuzë kundër tre personave si pjesë e hetimit të zgjeruar për rastin “Aditiv” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";