Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj tre personave për rastin e hendbollistit Denis Tot

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore e Shkupit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për rastin e vdekjes së hendbollistit kroat Denis Tot.

Siç thonë nga Prokuroria, të akuzuarit akuzohen se më 7 prill para një klubi të natës në Parkun e qytetit në Shkup, bashkërisht e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin Denis Tot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të akuzuarit më 7 prill, para një lokali nate në parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin Denis Tot. Pas një debati të shkurtër, që të tre i kanë shkaktuar disa goditje dhe lëndime të rënda fizike, nga të cilat viktima fillimisht ka rënë në gjendje kome, ndërsa të nesërmen ka ndërruar jetë”, thonë nga Prokuroria.

Për vrasjen hendbollistit kroat, dyshohen Angelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski, të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, sipas të cilit “Ai që ia merr jetën tjetrit do dënohet me të paktën pesë vjet burg”.

Advertisement

Ndryshe, vepra mund të riklasifikohet si “vrasje në mënyrë të egër ose tinëzare”, për të cilën parashikohet dënim me burg prej së paku dhjetë vjet, ose nga ana tjetër vepër “plagosjes së rëndë trupore me pasoja fatale”.

Prokurori ka paraqitur në gjykatën penale propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit për tre të akuzuarit./Telegrafi/

Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj tre personave për rastin e hendbollistit Denis Tot shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy