Prokuroria kërkon që gjykata të dënojë me burg ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish punonjësit e Ministrisë së Brendshme, Goran Grujevski, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviç. I akuzon se kanë abuzuar me pozitat e tyre zyrtare gjatë prokurimit të pajisjeve të përgjimit përmes kompanisë “Finzi” në vitin 2010. Sistemi i monitorimit të komunikimeve nuk është prokuruar nga policia, por nga kompania private Finzi. Në të kishte vetëm një punonjës – piktori Kosta Krpaç, i cili përndryshe bëri vetëvrasje pesë vjet më parë. Sipas prokurorisë, vendimi që pajisjet t’i prokurojë “Finzi” ka shkaktuar dëm prej 860 mijë eurosh. Për më tepër, me anekset e kontratës bazë, i janë paguar edhe mbi 280 mijë euro për mirëmbajtjen e sistemit.

“Secili nga të pandehurit duhet ta kompensojë shumën e dëmit, si edhe atë: I pandehuri Sasho Mijalkov 11 milion e 567 mijë denarë. Goran Grujevski 11 milion e 567 mijë denarë. I pandehuri Nebojsha Stajkoviq 6 milion denarë dhe i pandehuri Toni Jakimovski 7 milion e 996 mijë denarë”.

Dhe derisa prokuroria tentonte për katër vitet e fundit të dëshmojë se pronari i fundit i kompanisë “Finzi” në vend ishte Mijallkov dhe se në kompani derdhen mjete “of-shor” nga Qiproja, avokatët e tij janë të bindur se prokuroria nuk ka prova.

“Konkluza e mbrojtjes është se nuk ka prova që të akuzuarit e kanë kryer veprën penale”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria, përveç që kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë, gjithashtu kërkoi që të konfiskohen para nga dy llogari në vlerë prej rreth 15 mijë eurosh, si dhe makinë Audio A4, e cila vlerësohet rreth 15 mijë euro. Megjithatë, prokurorët nuk treguan për çfarë llogarie bëhet fjalë. Mbrojtja duhej të japë fjalët përmbyllëse të hënën e ardhshme, por gjykata e shtyu më 5 prill./Alsat/

The post Prokuroria kërkon burgim për Mijalkovin dhe të pandehurit e tjerë për prokurimin e paligjshëm të pajisjeve të përgjimit appeared first on Telegrafi.