Prokuroria Themelore Publike përmes një njoftimi tha se menjëherë pas konferencës për shtyp të organeve hetuese bullgare në lidhje me aksidentin që ndodhi dje në autostradë “Struma:, PTHP dha urdhër gojor në SPB Shkup për sigurimin e listave të udhëtarëve të cilët me autobusë “Besa Trans” kanë lëshuar Republikën e Maqedonisë së Veriut më datë 18.11.2021 dhe listën e udhëtarëve që kanë hyrë në vendin tonë me datë 22.11.2021″, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ata theksojnë se sigurimi i listave nga vendkalimet kufitare ka për qëllim të bëjë krahasimin e udhëtarëve, për shkak se sipas prokurorit, Sarafov, mungon një udhëtar nga autobusi i djegur.

Nga Prokuroria theksojnë se e njëjta procedurë po bëhet edhe nga Prokuroria e Bullgarisë.

“Të njëjtën procedurë po e zbaton edhe Prokuroria e Bullgarisë, e cila po krahason listat nga vendkalimet kufitare për hyrje të udhëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë me datë 18.112021, dhe listat për hyrje nga Republika e Turqisë në Republikën e Maqedonisë me datë 22.11.2021, si dhe dalje nga Bullgaria në drejtim të vendit tonë gjatë ditës së nesërme”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Prokuroria ndërmerr veprime për të gjetur të mbijetuarin e tetë nga aksidenti në Bullgari shkruan Telegrafi.