Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit bëjnë të ditur se gjykata pa shqiptuar masën e paraburgimit ndaj 14 personave nga aksioni i djeshëm policor në Haraçinë, Hasanbeg, Kisella Vodë, Karposh dhe Shuto Orizarë.
Nga Prokuroria shtojnë se njërit prej 15 të arrestuarve i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ndërsa vazhdon kërkimi ndaj 3 të tjerëve.
“Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup mbrëmë vonë për 14 të dyshuar kanë pranuar propozimet e Prokurorisë dhe me aktvendim kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa për njërin, për shkak të gjendjes shëndetësore është caktuar masa arrest shtëpiak. Sot do të caktohet masa e paraburgimit për tre personat e pakapshëm për organet e rendit, vendim që do të hyjë në fuqi në momentin e gjetjes së tyre”, thonë nga Prokuroria.
The post Prokuroria për aksionin policor në Shkup: Paraburgim për 14 persona, për njërin arrest shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore appeared first on Telegrafi.