Prokuroria për krimin e organizuar dhe korrupsionin, kryen kontroll në Administratën e Policisë Financiare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria për krimin e organizuar dhe korrupsionin po kryen kontroll në Administratën e Policisë Financiare, e cila drejtohet nga Arafat Muaremi.

Informacionin për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, e ka konfirmuar kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska.

“Kërkimi është në vazhdim. Veprohet me kallëzim qytetar. Është detyra jonë të kontrollojmë. Po presim të shohim nëse ka diçka të bazuar në raport,” tha Ruskovska për AIM.

Zyra e Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk ka dhënë më shumë detaje rreth bastisjes.

Advertisement

Prokuroria për krimin e organizuar dhe korrupsionin, kryen kontroll në Administratën e Policisë Financiare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy