Prokuroria Themelore Publike në Koçan sot ka dorëzuar propozime në Gjykatën Themelore në Koçan për vazhdimin e masave të sigurisë paraburgim dhe arrest shtëpiak për të gjithë të dyshuarit në hetimin e zjarrit në “diskotekën” e Koçanit.

Vetëm për tre nga të dyshuarit, për shkak të fazës së mbledhjes së provave dhe plotësimit të kërkesave ligjore, propozohet zëvendësimi i masës së paraburgimit me arrest shtëpiak.

Bëhet fjalë për dy të dyshuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe një pjesëtar i sigurimit të diskotekës.

Njëkohësisht vijojnë veprimet hetimore në disa drejtime dhe në disa institucione me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së mundshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria njofton se publiku do të njoftohet me kohë pasi të merret vendimi përkatës i prokurorit publik./Telegrafi/

The post Prokuroria propozon që tre nga të arrestuarit për zjarrin në Koçan të kalojnë në arrest shtëpiak appeared first on Telegrafi.