Organi akuzës sot ka sqaruar opinionin mbi procedurën penale ndaj një të dyshuari i cili më 6 korrik gjatë incidentit tek sheshi Skënderbeu përdori armë.

Në kumtesën e prokurorisë thuhet se pas ekspertizës balistike është konstatuar se personi në fjalë nuk ka përdorur armë zjarri, por armë alarmuese (sinjalizues) e llojit “EKOL Aras Magnum” e cila nuk mund të shkrep plumba.

Gjykata i ka caktuar masat e kujdesit duke e obliguar me paraqitje dhe duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Sipas burimeve të Alsat, nuk bëhet fjalë për të dyshuarin Jusuf Enuzi-Koka, por për të dyshuar tjetër i cili është xhiruar nga kamerat mediatike duke shkrepur një herë në ajër me armë sinjalizuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndaj të dyshuarit Enuzi-Koka procedohet penalisht për nxitje të rrezikimit të përgjithshëm dhe i njëjti ndodhet në paraburgim.

The post Prokuroria Publike sqarohet për incidentet gjatë protestave në Shkup appeared first on Telegrafi.