Aktakuzë ndaj 12 personave për incidentet gjatë protestave në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, pas procedurës paraprake, sot ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër gjithsej 12 personave, prej të cilëve 9 akuzohen për vepër penale “Pjesëmarrja në turmë që do të kryejë vepër penale”, ndërsa tre persona ndiqen penalisht për “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” në pajtim me nenin 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Në tubimin publik të qytetarëve, më 5 dhe 6 korrik, nëntë të pandehur kanë marrë pjesë në turmën që ka kryer vepër penale – dhunë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ata hodhën gurë, pllaka bekaton, sende hekuri, shenja trafiku, kosha plehrash dhe mjete piroteknike ndaj policëve të vendosur në kordonin e policisë për të mbrojtur ndërtesën e Kuvendit. Duke vepruar kështu një polic është lënduar rëndë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar 26 policë. Të pandehurit i kanë shkaktuar dëm Kuvendit në vlerë të përgjithshme prej 576.665 denarë, kanë dëmtuar pajisje policore dhe një veturë policore Skoda Yeti”.

“Aktakuzë është ngritur edhe ndaj dy shkupjanëve, të moshës 18 dhe 26 vjeçare, të cilët me një vepër përgjithësisht të rrezikshme kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve në vendin ku ishin grumbulluar një numër i madh i njerëzve. Njëri i pandehur ka përgatitur “koktej molotovi”, duke futur benzinë ​​dhe një copë leckë në një shishe qelqi dhe më pas ia ka dorëzuar pajisjen përgjithësisht të rrezikshme të pandehurit tjetër, i cili e ka hedhur në kordonin e ngritur nga punonjësit e policisë”, thonë nga Prokuroria.

Advertisement

Më tej shtojnë se për shtatë nga të pandehurit gjykata gjatë procedurës paraprake ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndërsa për pesë është caktuar masa e paraburgimit.

“Për të siguruar praninë e të akuzuarve gjatë procedurës, prokurorët publikë kompetentë sot i kanë dorëzuar gjykatës propozime për vazhdimin e masave të përcaktuara më herët”, thonë nga PTHP./Telegrafi/

Aktakuzë ndaj 12 personave për incidentet gjatë protestave në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy