PTHP parashtron aktakuzë ndaj 11 personave për rastin e lëshimit të pasaportave të rrejshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PTHP parashtron aktakuzë ndaj 11 personave për rastin e lëshimit të pasaportave të rrejshme

Ministria për Punë të Brendshme deri tek Prokuroria Themelore Publike sot ka dorëzuar dy kallëzime penale, në të cilat përfshihen 11 persona, për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, në lidhje me lëshimin e pasaportave me identitet të rrejshëm.

Siç thonë nga Prokuroria, në këtë rast dyshohen 10 të punësuar në MPB në shërbimet për dhënien e pasaportave, si dhe një person tjetër, si nxitës, i cili ka ndërmjetësuar gjatë lëshimit joligjor të dokumenteve.

Me këto dy kallëzime penale, janë përfshirë gjithsej 219 pasaporta të lëshuara në mënyrë joligjore.

“Akuza e parë penale i referohet 215 pasaportave të lëshuara në mënyrë të paligjshme, ku të dyshuarit u mundësuan shtetasve të huaj që të marrin pasaportë maqedonase me identitet të rrejshëm, me foto të personit të cilit i është lëshuar pasaporta. Është përdorur identiteti i njerëzve që jetonin në diasporë”.

Advertisement

Aksion i madh brenda MPB-së, arrestohen disa policë për falsifikim të dokumenteve

“Aktakuza e dytë përfshin 4 pasaporta të lëshuara në mënyrë të paligjshme, ku janë përdorur disa numra amzë të lëshuar për 1 person, të cilët nuk ishin të përfshirë në procedurën e anulimit të tyre, për të krijuar një identitet të ri, i cili shoqërohet më pas me foto të personit që kërkon pasaportë”, thonë nga Prokuroria.

Advertisement

Ndryshe, dyshohet se këto pasaporta u janë dhënë disa trafikantëve të drogës, që janë të njohur në shtetet ballkanike./Telegrafi/

PTHP parashtron aktakuzë ndaj 11 personave për rastin e lëshimit të pasaportave të rrejshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy