Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë sot në Komisionin për Çështje Evropiane në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni i Kuvendit për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën, ku shqyrtohet Propozim ligji për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021, me procedurë të shkurtuar.

Kjo pikë është në rend të ditës edhe në seancën e Komisionit ligjdhënës-juridik të Kuvendit.

Partitë opozitare Alternativa/Aleanca për Shqiptarët dhe OBRM-PDUKM dje kumtuan se kanë dorëzuar rreth 40 amandamente të Ligjit për regjistrim.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pret që ky ligj të gjendet para deputetëve në seancë plenare më 18 janar.

Advertisement

Komisioni për çështje evropaine sot duhet të debatojë edhe për Propozim-ligjin për Agjencinë për zbulim, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë; Propozim-ligjin për vendosje për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë në lexim të dytë; Propozim ligjin për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale në lexim të parë.

 

Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë sot në Komisionin për Çështje Evropiane në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy