Anëtarë, simpatizantë dhe politikanë nga partia VMRO e Bullgarisë udhëhequr nga Angel Xhambaski janë mbledhur mbrëmë përpara shtëpisë së ish-presidentit bullgar. Bojko Borisov në Bankaja.

Ata me parulla në duar: “Mos e falni Maqedoninë”, “Mos u mashtroni nga Maqedonia”, kanë protestuar ashpër, pasi partia GERB përkrahi hapjen e nagociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe u deklarua pro largimit të vetos.

Në vendngjarje pas turmës së VMRO-së kanë ardhur dhe simpatizantë dhe politikanë nga partia GERB e Borisovit.

Mediat bullgare raportojnë se në mes tyre menjëherë pas mesnate janë ngritur tonet dhe ka eskaluar situata në dhunë fizike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas intevenimit të ish-presidentit Borisov, liderit te VMRO-së bullgare Xhambaskit dhe policisë, palët e konfliktit janë shpërndarë, ndërsa Xhambaski ka shprehur kërkim falje pasi ideja e protestës sipas tij, nuk ka qenë që situata të eskaloj por të shprehin një revoltë gjithë kombetare ndaj asaj që po ndodh për çështjen e Maqedonisë. /Telegrafi/

The post Propozimi francez shkakton përleshje fizike ndërmjet simpatizantëve të VMRO-së bullgare dhe GERB-it appeared first on Telegrafi.