Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi planifikon të debllokojë punën në Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me shkarkimin e kryetarit të komisionit, deputetit Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Opozita momentalisht ka shumicën në komision me Zendelin pasi partia e tij kaloi në opozitë. Megjithatë, Zendeli refuzoi të jep dorëheqje, ndërsa shumica thotë se kjo është në kundërshtim me ligjin.

Sipas deputetit Antonio Milloshoski, propozimi i Xhaferit për shkarkim është precedent duke pasur parasysh se duhet të shkarkohet anëtari i trupit punues pa propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

Ndryshe, puna në këtë komision, mes tjerash ka të bëjë edhe me zgjedhjen e 4 gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Propozohet shkarkimi i deputetit Fadil Zendeli nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime shkruan Telegrafi.