Xhaferi do ta shkarkojë Zendelin nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, me propozim-vendim do ta shkarkojë anëtarin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime Fadil Zendeli, dhe me këtë planifikon ta zhbllokojë punën e Kuvendit.

Kujtojmë që opozita fitoi shumicën në Komision me Zendelin, pasi Besa u largua nga pushteti dhe iu bashkua opozitës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, ai nuk pranoi të tërhiqej dhe t’ia dorëzonte postin partnerit të ri qeveritar Alternativa, e cila sipas mazhorancës ishte e paligjshme.

Sipas deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, propozimi i Xhaferit për shkarkimin e Zendelit do të jetë precedent, duke qenë se për herë të parë do të ndodhte shkarkimi i një anëtari të trupit punues pa propozim-vendim të Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Advertisement

Ndryshe, puna e këtij Komisioni ndër të tjera është e rëndësishme për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të rinj kushtetues./Telegrafi/

Xhaferi do ta shkarkojë Zendelin nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy