Protesta në Tetovë, kërkohet dorëheqja e Teuta Arifit dhe e Qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në qytetin e Tetovës, është mbajtur protestë e familjarëve të 14 viktimave nga zjarri tragjik në spitalin modular.

Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre para godinës së Komunës së Tetovës. Pas tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, ata kërkojnë dorëheqjen e kryetares së komunës, Teuta Arifi si dhe dorëheqjen e Qeverisë.

Njëri nga familjarët ka folur për media, duke kërkuar nga shteti se ku të drejtohen që të jenë më të sigurtë.

“Sot erdh dita edhe në spital nuk kemi siguri. Ku te shkojmë, të na tregojë qeveria ku është më sigurt, ta shpëtojmë familjen shtëpinë”, ka thënë ky familjar.

Advertisement

Ndryshe, policia e ka bllokuar rrugën që çon për tek selia e BDI-së./Telegrafi/

 

Protesta në Tetovë, kërkohet dorëheqja e Teuta Arifit dhe e Qeverisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy