Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në orën 12:00, do të mbajë seancën e 82, në rendin e së cilës do të jetë ratifikimi i protokollit për pranimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Në këtë seancë deputetët do të sqarohen për propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit të traktati i Atlantikut të Veriut në lidhje me pranimin e Republikës së Finlandës dhe për propozimin e ligjit për ratifikimin e traktati të Atlantikut të Veriut për pranimin e Mbretërisë së Suedisë, të cilën Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend.

Në seancën e 82-të të Kuvendit janë ftuar përfaqësues të trupit diplomatik në vend, anëtarë të Qeverisë dhe presidenti Pendarovski./Telegrafi/

Protokolli për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO sot në Kuvendin e RMV-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";