PSP shkatërrohet, “bombat” zhvendosen në Prokurori

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërtesa e re për Prokurorisë për Krim të Organizuar, e cila nuk është ende gati, është një nga opsionet ku mund të zhvendosen bisedat e përgjuara telefonike që aktualisht janë duke u ruajtur në objektin “Ruzveltova”, e cila edhe për pak kohët do të mbajë tabelën e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 30 qershor hyn në fuqi ligji i ri për Prokurorinë Publike, ndërsa pushon së ekzistuari ligji për krijimin e PSP-së.

Prokuroria e shtetit, e cila trashëgoi bisedat e përgjuara, ende nuk ka një zgjidhje specifike se ku mund t’i strehojë ato. Në një intervistë për “Telma”, Prokurori republikan Ljubomir Joveski njoftoi se në këtë periudhë do të marrë një vendim përfundimtar, por tani për tani opsioni kryesor është ndërtimi i ish-arkivit, ku duhet të zhvendoset Prokuroria për Krimin e Organizuar, i cili do të sigurojë kushte me standarde të larta sigurie për të ruajtur bombat.

Nuk ka gjasa që ky objekt, i cili është duke u përgatitur për një kohë të gjatë, do të jetë gati deri në fund të këtij muaji, por prokurori i shtetit thotë se deri në përfundim të këtij objekti, bombat do të mbeten aty ku janë tani dhe do të paguajnë qiranë për atë objekt.

Advertisement

Ligji i ri për Prokurorinë Publike përcakton gjithashtu fatin e të gjitha bombave. Ato që përdoren si prova në rastet gjyqësore do të shkatërrohen brenda tre muajve nga përfundimi i procedurave urgjente.

Por me fshirjen e PSP-së nga harta e prokurorive ekzistuese, hapen pyetje të tjera për ish-prokurorët e PSP-së, të cilët, edhe pse u kthyen në zyrat e rregullta të prokurorisë, vazhduan të punojnë për rastet dhe hetimet në ndërtesën e PSP-së./Telegrafi/

PSP shkatërrohet, “bombat” zhvendosen në Prokurori shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy