Prokuroria Publike ka paraqitur aktakuzë kundër dy shtetasve turq dhe një shtetasit të Zvicrës, për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” në përputhje me Kodin Penal.

“Në ngjarje të ndara penale-juridike, të akuzuarit kryen krimin duke paraqitur vërtetime të rreme për teste negative PCR për coronavirusin në kontrollin e pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pas largimit nga vendi”, thonë nga PTHP.

Edhe pse nuk janë testuar fare në labaratorin e Shkupit dhe e kanë ditur se të dhënat janë të rrejshme, thuhet në deklaratën e PTHP-së, të akuzuarit i kanë treguar certifikatat e rrejshme si të vërtetat./Telegrafi/

PTHP ka ngritur aktakuzë kundër tre shtetasve të huaj për falsifikim të testeve PCR shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";