PTHP: Po kontrollohet një lidhje e mundshme e vrasjes në Bllacë me shpërthimin e një zjarri në Çair

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PTHP: Po kontrollohet një lidhje e mundshme e vrasjes në Bllacë me shpërthimin e një zjarri në Çair

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në vend në afërsi të Bllacës, ku është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli me plagë nga armë zjarri, njoftojnë nga Prokuroria.

Lexo po ashtu
Vrasje në Shkup, policia me detaje

Advertisement

“Gjatë ekspertizës janë marrë gjurmët, të cilat do të jenë objekt ekspertimi.

Është dhënë urdhër për autopsi të trupit të të ndjerit, ndërsa prokurori publik ka dhënë udhëzime që të kryhen kontrolle dhe të ndërmerren veprime për sigurimin e provave.

Lidhur me shpërthimin e zjarrit në një objekt hotelierik në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet e video inçizimet.

Advertisement

Sipas informacioneve të para, shpërthimi i zjarrit ka qenë e qëllimshme. Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

PTHP: Po kontrollohet një lidhje e mundshme e vrasjes në Bllacë me shpërthimin e një zjarri në Çair shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy