Prokuroria Themelore Publike në Strumicë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e hetimeve ndaj 40 vjeçarit me profesion mësues, i dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”, ndaj një fëmije nën 14 vjeç, ku në bazë të nenit 188, paragrafi 1 i Kodit Penal, ai mund të dënohet me burgim për të paktën 12 vite.

I dyshuari, mësimdhënës në një shkollë fillore në Strumicë, në periudhën nga tetori i vitit 2020 deri në maj të vitit 2022, përmes rrjetit social i ka dërguar mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale një nxënësi që akoma si ka mbushur 14 vjet.

Duke përfituar nga fakti se kanë mbetur disa herë vetëm në palestrën e shkollës, ai ka kryer dy herë akte seksuale, duke prekur dhe puthur viktimën në fjalë.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Strumicë propozim për caktimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston rreziku që mësuesi i cili është nën hetime të ikë, të ndikojë mbi dëshmitarët ose ta përsërisë veprën penale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjyqtari e pranoi propozimin dhe të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

PTHP Strumicë: Mësuesi 40 vjeçar dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur shkruan Telegrafi.