Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të
cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,03 % në raport me vendimin
e datës 15.11.2021.

“Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të
benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë”, njoftojnë nga KRRE.

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS – 95 për litër do të jetë 75.00, ndërsa EUROSUPER BS – 98-77.00.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 66.50 denarë për litër.

Advertisement

Vaj për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 66.00, ndërsa Mazut М-1 SU për 41.245 deenarë për litër./Telegrafi/

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy