Publikohet raporti i lumturisë: Qytetarët e Maqedonisë ndër më të palumturit në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si gjithmonë, Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Pavarësisht mungesës së theksuar të diellit dhe temperaturat që gjatë gjithë dimrit shkojnë shumë poshtë zeros, vendi skandinav për të disatën herë kryeson renditjen e raportit “World Happiness” i realizuar nga instituti prestigjioz Gallup.

Raporti merr parasysh indikatorë shumë të ndryshëm socialë, ekonomikë dhe kulturorë, por një nga faktorët më të rëndësishëm ka të bëjë me nivelin e vetëbesimit të opinionit publik mbi institucionet e vendit, qeverisjes, dhe solidaritetit social.

Një sfidë në vete ka qenë raporti i fundit i sapodalë, nga momenti që i gjithë planeti është përballur me vështirësitë ekonomike dhe kufizimet e detyruara nga përhapja e pandemisë, që ka pasur impakt sigurisht edhe në humorin e secilit, por nuk duket se ka ndikuar së tepërmi në renditjen e përvitshme.

Pas Finlandës renditet Islanda, që ngjitet nga vendi i katërt tek ai i dytë, ndoshta edhe për efektet e kufizuara të pandemisë në ishullin e largët europian.

Advertisement

Pas vendeve skandinave si Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, nga vendet me popullsi të madhe është Gjermania ajo që renditet e para, në vend të 7-të, ndërkohë që në periudhën 2017-2019 renditej e 15-ta.

Shtetet e Bashkuara gjenden në pozicion të qëndrueshëm pikërisht në vend të 15-të, me diferenca të vogla nga vitet paraardhëse, edhe pse vendi ka qenë më i godituri nga pandemia.

Nga vendet e rajonit, vendi më i lumtur duket Kosova. Ajo renditet në vend të 31-të, më lartë se vende si Polonia dhe Japonia, por edhe se Serbia e vendit të 42-të.

Më larg ndodhet Shqipëria në këtë renditje, e 65-ta, por në përmirësim nga vendi i 75-të të dyvjeçarit të kaluar, vend ky që tani është i Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Sipas raportit, vendi më i palumtur është Zimbabve, vend me problematika sociale të theksuara, që i shtohen krizës së thellë ekonomike që nga një prej vendeve më të përparuara të kontinentit afrikan në disa dekada është shndërruar në një nga më të varfrit. Shumë të “palumtur”, sipas World Happines 2021, edhe Tanzania, Jordania dhe India gjigante.

Publikohet raporti i lumturisë: Qytetarët e Maqedonisë ndër më të palumturit në rajon shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy