Të punësuarit në fabrikën e automjeteve hekurudhore “Veles” më saktë “Kolska” sot bashkë me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë kanë protestuar para Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Përfaqësuesit e fabrikës thonë se në kushte të këtilla fabrika do të duhet të shkojë drejt mbylljes ndërsa kjo do të paraqet shpenzime shtesë për shtetin, ata shprehin revoltën e tyre ndaj DAP për shkak të bllokimit të xhirollogarisë së fabrikës, si dhe ndaj Qeverisë dhe Ministrisë kompetente të Transportit dhe Lidhjeve për moszgjidhjen e statusit të kësaj kompanie shtetërore prej vitesh.

“Dje LSM e ka paraqitur shtetin deri tek Inspektorati për Punë, ku ka theksuar dhe kërkuar që të kryhet mbikëqyrje e caktuar inspektuese pasi paga minimale jepet nën zgjidhjen ligjore, kjo do të thotë se punëtorët tanë marrin paga nën 18.000 denarë”, tha mes tjerash kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

“Po shkon drejt mbylljes. Kjo so të thotë shpenzime shtesë për shtetin, duhet të çojnë pjesët nëpër Bullgari, Serbi. Do të thotë ikje e parave tona”, tha mes tjerash Toni Arsovski nga “Kolska”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Punëtorët e fabrikës “Kolska” dhe LSM protestojnë para DAP-it appeared first on Telegrafi.