Punonjësit e fabrikës “Kolska” në protesta, bllokohet hekurudha Shkup – Gjevgjeli

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të punësuarit në fabrikën e automjeteve hekurudhore “Kolska” të udhëhequr nga sindikata këtë mëngjes me bllokadë të komunikacionit hekurudhor në stacionin në Veles e shfaqen revoltën e tyre ndaj DHP-së për shkak të bllokimit gjashtëmujor të xhirollogarisë të fabrikës, si dhe ndaj Qeverisë dhe Ministrisë kompetente të Transportit dhe Lidhjeve për moszgjidhjen e statusit të kësaj kompanie shtetërore prej 20 vitesh.

Siç informoi sot në protestë Toni Arsovski, kryetar i sindikatës së fabrikave pranë LSM-së, për shkak të bllokadës nga DHP, prej tre muajsh nuk mund ta paguajnë borxhin me këste, i cili është 37 milionë denarë, pra nuk mund të blejnë materiale riparimi për punë, për riparimin e 20 lokomotivave dhe 1 vagonë hekurudhor. Njëkohësisht presin të mbërrijnë edhe 10 cisterna të tjera nga kompania “Oilko”.

Arsovski në emër të punëtorëve kërkoi ndihmë urgjente nga organet kompetente sepse dje nga DHP-ja kanë marrë shkresë për arkëtim të detyrueshëm të borxhit në objektet afariste dhe të fabrikës “Kolska” në vlerën e borxhit 37 milionë denarë.

Ai informon se këto kërkesa i kanë dërguar kryeministrit Dimitar Kovaçevski para një muaji. Një muaj më parë në bisedë me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi u ishte premtuar se dikush do ta blejë fabrikën, por e gjitha dështoi.

Advertisement

“Para një muaji na ka dërguar mesazh se do t’i vizitojë punëtorët, por tani për tani asgjë nga ai premtim”, sqaroi Arsovski.

Nga 300 punëtorët e dikurshëm 20 vite më parë, për shkak të daljes në pension dhe mospranimit të punëtorëve të ri, tani kanë mbetur 76 dhe për shkak të moshës mbi 55 vjeç, në dy vjet numri aktual i punëtorëve do të përgjysmohet.

 

Punonjësit e fabrikës “Kolska” në protesta, bllokohet hekurudha Shkup – Gjevgjeli shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy