Punimet për hapjen e “Bllagoja Toska” drejt përfundimit, pamje nga rruga më e re në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Punimet në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë janë drejt fundit dhe kjo rrugë pritet të lëshohet në përdorim gjatë ditëve të ardhshme.

Telegrafi Maqedoni iu sjell pamje nga rruga më e re në Tetovë, e cila duket se është ndërtuar sipas standardeve evropiane.

Planet për hapjen e këtij bulevardi datojnë rreth një dekadë më parë, por deri sot nuk ishte bërë asgjë.

Bulevardi është i gjerë 21 metra, i gjatë përafërsisht 420 metra. Ndërsa shpronësimi në këtë pjesë ka kapur vlerën rreth 50 milionë denarë ndërsa investimi që është bërë, është 45 milionë denarë.

Advertisement

Për këtë projekt që zgjati me vite, ditëve të fundit në rrjetet sociale po përplasen dy partitë BESA dhe BDI, për atë se kush i ka meritat. /Telegrafi/

 

 

Advertisement

Punimet për hapjen e “Bllagoja Toska” drejt përfundimit, pamje nga rruga më e re në Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy