Punonjësit në MPB-Maqedoni nga shtatori do të marrin paga më të larta për 5%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se pagat e punëtorëve i paguan në bazë të Ligjit për Punë të Brendshme dhe Kontratës Kolektive. Sipas Ligjit të ri për pagë minimale, paga minimale bruto është 26.422.00 denarë.

Paga për punonjësit në MPB, për vendin më të ulët të punës, sipas sistematizimit të MPB-së, me statusin e personave të autorizuar dhe zyrtarëve policorë është mbi pagën minimale, e cila do të rritej më tej me 5% e cila do të fillojë të paguhet nga shtatori i vitit 2022.

Për të punësuarit në MPB, të cilët marrin pagë sipas Ligjit për marrëdhënie pune është bërë harmonizimi me pagën minimale dhe duke filluar nga muaji mars, të gjithë të punësuarit sipas këtij Ligji do të kenë rritje të pagave.

Procesi i pagesës së pagave, si dhe të gjitha aktivitetet që kryhen në MPB janë objekt inspektimi dhe për këtë arsye MPB-ja dhe SPM-ja kërkuan dhe morën mendim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me të cilin vërtetohet statusi juridik të procesit të pagesës së pagave për punonjësit e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement

 

Punonjësit në MPB-Maqedoni nga shtatori do të marrin paga më të larta për 5% shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy