Pushteti refuzon përgjegjësinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i qeverisë Hristijan Mickoski nuk pranon që pushteti të jetë fajtor për mosarritjen e shumicës së nevojshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Sipas tij, opozita është duke i shfrytëzuar çështjet e zakonshme për përplasje politike.

“Kishim ndryshime në kuadër të Kuvendit, diçka që duhet të ishte rutinë dhe jo mejdan për përplasje politike, sepse bëhet fjalë për interesat e shtetit dhe qytetarëve por është e qartë se opozita ka kalkulime dhe matematike të tjera por çfarëdo që të bëjnë, më 19 tetor do të përballen me humbje zgjedhore që do të vërtetohet në rrethin e dytë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Kreu i LSDM-së një ditë më parë e akuzoi qeverinë se nuk bëri mjaftueshëm për ndryshimin e Kodit zgjedhor.

“Mua më vjen vërtetë keq që koalicioni qeveritar nuk bëri asgjë dhe nuk u përpoq që të mbledhë shumicë në Kuvend të ndryshojë Kodin zgjedhor pas shfuqizimit të dy të dy neneve nga Gjykata Kushtetuese. Ka interpretime të ndryshme por vendimi i KSHZ-së është që kjo të bëhet me dy nënshkrime, gjë që seriozisht i rrezikon të pavarurit për shkak se mund të ndodhë kaos. Qeveria nuk bëri përpjekje për ta siguruar shumicën e Badenterit” , u shpreh Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Advertisement

Propozim-ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor dështuan dy javë më parë pasi nuk u arrit shumica e badenterit, pas kundërshtimeve të Frontit Evropian. Përveç që kishte propozim për rregullimin e kandidaturave të pavarura, kishte edhe propozime që lidheshin me rekomandimet e ODIHR-së për procesin zgjedhor. /Alsat/

The post Pushteti refuzon përgjegjësinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy