Që nga fillimi i pandemisë rreth 6.000 persona humbën jetën nga COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dhënat e ditës së djeshme treguan se nuk kanë të ndalur numri i rasteve të reja me coronavirus, ndërsa vetëm dje kishte 23 të vdekur.

Në Maqedoni deri më 1 shtator janë vaksinuar gjithsej 733.226 qytetarë, ndërsa deri tani janë aplikuar 1.280.332 doza të vaksinave dhe 547.105 janë rivaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullatës mbi 40 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 28% e popullatës mbi 18-39 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

Në Maqedoni deri tani janë bërë 1.169.901 testime për coronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar gjithsej 178.159 raste me coronavirurs, kurse 157.294 pacientë janë shëruar dhe 5.987 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 14.878 dhe vetëm dje kishte 760 raste të reja, 644 të shëruar dhe 23 të vdekur./Telegrafi/

Advertisement

Që nga fillimi i pandemisë rreth 6.000 persona humbën jetën nga COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy