Qeveria bullgare i propozoi Parlamentit që ta ratifikojë marrëveshjen për t’i dhuruar vaksina Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria bullgare në seancën e sotme, vendosi t’i propozojë Kuvendit popullor që të ratifikojë marrëveshjen e dhurimit tripalësh midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe “Pfizer Inc.” dhe “BioNTech Manufacturing GmbH “për koordinimin e donacionit për vaksinat kundër Kovid-19.

Siç njofton AIM, duhet të nënshkruhet marrëveshje dypalëshe për donacion midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja parashikon që Bullgaria të dhurojë 51.480 doza të vaksinës “Komirnati”.

Qeveria bullgare gjithashtu ka vendosur të propozojë një marrëveshje për rishitjen e vaksinave kundër Kovid-19 në Mbretërinë e Norvegjisë për vaksinat e Moderna Switzerland GMBH. Marrëveshja parashikon rishitjen e 100.000 dozave të “Spikevax”. Të gjitha shpenzimet e transportit do të mbulohen nga Norvegjia.

Advertisement

Qeveria në Sofje gjithashtu ka vendosur të miratojë një projekt marrëveshje trepalëshe mbi dhurimin e vaksinave kundër Kovid-19 midis Bullgarisë, Bangladeshit dhe “Astra Zeneka”.

Qeveria bullgare i propozoi Parlamentit që ta ratifikojë marrëveshjen për t’i dhuruar vaksina Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy