Qeveria e Maqedonisë do të ndajë dy milionë euro për refugjatët nga Ukraina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme caktoi Ministrinë e Financave që të sigurojë mjete financiare prej 120 milionë denarëve, përkatësisht rreth dy milionë euro.

Këto para do të shërbejnë për organizimin dhe sigurimin e akomodimit dhe shërbimeve tjera për shtetasit e Ukrainës të cilët si emigrantë do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut.

Këto para do të dërgohen te Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta.

Në mbledhjen e sotme po ashtu qeveria i vërtetoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje sociale për pagesën e shtesës për ndihmë minimale të garantauar me çka do të ndahen 1.000 denarë për muajt mars, prill dhe maj./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë do të ndajë dy milionë euro për refugjatët nga Ukraina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy