Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se kanë një sasi të kënaqshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës në rezerva. Nga qeveria theksojnë se qytetarët duhet të jenë të qetë për shkak se derivate të naftës në Maqedoni ka dhe se tregtarët blejnë rregullisht sipas kërkesës.

“Qeveria bën thirrje te një pjesë e tregtarëve me pakicë të derivateve të naftës të mos e kufizojnë sasinë, ndërsa shfrytëzuesit të mos presin në turma në pompat e benzinës”, thonë nga qeveria.


Prokuroria do të hetojë se cilët pompa benzine kufizonin shitjen e derivateve të naftës në Maqedoni
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga qeveria shtojnë se shteti ka mjaftueshëm grurë në rezervat e mallrave, dhe sipas Ministrisë së Bujqësisë kanë rreth 45 mijë tonë grurë që është mjaftueshëm deri në korrjen e ardhshme.

“Qytetarët duhet të dinë se sipas të dhënave zyrtare, kemi rritje të prodhimit të grurit nga 195 mijë tonë në vitin 2017 në 253 mijë tonë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e qeverisë./Telegrafi/

Qeveria e Maqedonisë: Kemi rezerva të derivateve të naftës dhe grurit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";